Mbyllet shkolla e mesme në Pogradec pas infektimit të 10 personave me COVID-19

0

Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit pasi rezultuan pozitivë me COVID-19 10 persona. Bëhet fjalë për 5 mësues (përfshi këtu edhe drejtorin e kësaj shkolle), 3 nxënës, sekretarja dhe sanitarja.

Mësohet se shkolla është mbyllur për t’u dezinfektuar ndërkohë që ditën e sotme njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë të mundur dezinfektimin e plotë të saj.
Ndërkohë pas dizinfektimit pritet që kjo shkollë të hapet ndërsa procesi mësimore mund të realizohet i kombinuar.

Sipas burimeve janë kryer teste të shpejta dhe u janë marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Artikulli i mëparshëmJeff Bezos jo më drejtues i Amazon
Artikulli i radhësBerat/ Arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar