Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç.
Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut, raporton “Panorama Sport”.
Pavli Vangjeli, një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Vitet e fundit, Pavli e kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.
Dhimbja është e madhe. Sot edhe skuadrat, ku ka luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare për këtë humbje.