Zbulohen detaje të reja për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Gruaja e re ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë, dy javë më parë.
Para 6 ditësh, 28-vjeçaren e dërguan në maternitetin e Tiranës, ku ka lindur. Më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.
Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, shkruan BalkanWeb.com.