Hoxhaj: Njohjet e mia personale me Biden dhe Merkel do ta ndihmojnë Kosovën

0

Ka vetëm dy muaj që ka marrë drejtimin e PDK-së, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i kësaj partie për kryeministër thotë se ai mund të sjellë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj thotë se njohjet e tij personale me liderët botërorë, si Joe Biden e Angela Merkel, do ta ndihmonin procesin duke sjellë njohjen e ndërsjellë dhe përfundimin e historisë së dhimbshme të Ballkanit.

Në këtë intervistë, ish-kryediplomati kosovar, shpalos detaje nga programi i PDK-së, ku përfshihet plani prej 1 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike për të luftuar efektet e pandemisë së COVID-19.

Ai thotë se do t’i zbatonte të gjitha pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në shtator, kur edhe përfundon moratoriumi për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, Hoxhaj thotë se do të aplikonte për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Hoxhaj thotë se nuk inkurajon tubimet masive për shkak të pandemisë, por pamjet nga tubimet e PDK-së flasin ndryshe.

Artikulli i mëparshëmBayern bllokohet nëntë orë para nisjes në Katar, tërbohet Rummenigge: “Ndihemi të tallur”
Artikulli i radhësReal Madrid copëtohet: pas Hazard, edhe Sergio Ramos humbet 1/8 e Champions