Situata e Real Madrid nuk ishte më e mira prej kohësh, me rezultate jo saktësisht në përputhje me të kaluarën e lavdishme të klubit në kampionat, eleminimin e pabesueshëm në Kupën e Mbretit dhe një trajner që është vënë në pikëpyetje vazhdimisht. Tani ekziston edhe problemi i dëmtimeve. Pas Hazard, i cili pësoi një dëmtim të muskujve, është mësuar edhe se është e sigurt që Blancos duhet të bëjnë pa zemrën e mbrojtjes Sergio Ramos, i cili iu nënshtrua një operacioni jo invaziv për të pastruar meniskun e gjurit të tij të majtë, për të paktën gjashtë javë.
Reali me të cilin do të përballet Atalanta në Ligën e Kampionëve, me pak fjalë, nuk do të jetë skuadra që bëri që Evropa të dridhet në dekadën e fundit. Sigurisht që nuk do të ketë Hazard në ndeshjen e parë, ndërsa mbrojtësi simbol i klubit do të mungojë në të dy përplasjet e 1/8 të Champions. Për ekipin e Gasperini një mundësi e shkëlqyer për të ëndërruar akoma çerekfinalet.