I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 47-vjeçari ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë

0

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë Leonard Kodra, 47-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.  Në lidhje me këtë vepër penale Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burg.

Ndërkohë M.GJ 26 vjeç nga Durrësi është ekstraduar drejt Italisë ku kërkohej për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

Policia ka dhënë informacion edhe në lidhje me esktradimin e Shkëlqim Kastratit drejt Gjermanisë ku ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

“Falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë  ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.

Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”, njofton policia

Artikulli i mëparshëmJuventus-Roma, një sfidë për të mos humbur kontaktin me Inter: ja gjithçka duhet të dini për ndeshjen
Artikulli i radhësSanremo 2021, publikohen datat dhe rregullorja e këtij viti