E ndërsa Veliaj publikon inagurime qëndrash shëndetësore, fushash tenisi e bibliotekash, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku e quan atë gënjeshtar. “Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht”, shprehet Tabaku, e cila e paralajmëron për një përballje të tij me drejtësinë në të ardhmen.
“Erion, ty e gjithë Tirana të mban kampion jo aq për veprat por për gënjeshtrat që lëshon.
Një ditë do të përgjigjesh edhe ti për përgjimet e Ndragheta, betonin në Tiranë dhe vjedhjen e fondeve. Buzëqeshja e shtirur nuk mund të të shpëtojë përjetësisht.
Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.
Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë.
Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Angazhohemi të ndërtojmë shkolla të reja dhe jo tiu marrim prindërve taksa ekstra për t’ia çuar inceneratorëve siç bën sot Bashkia Tiranë”, shprehet Tabaku.