Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një letre i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, të njohë Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur. Mediat serbe shkruajnë se me anë një letre urimi dërguar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij serb arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin europian të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ende nuk ka deklaruar asgjë lidhur me këtë letër të presidentit Joe Biden.