Rëndohet situata në Greqi, vendosen masa të rrepta pas rritjes së infektimeve

0

Qeveria greke ka vendosur masa më të rrepta në tre rajone pas rritjeve të infektimeve këtë javë.

Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias tha në një konferencë për shtyp se tre rajonet, Atika, Selaniku dhe gadishulli i Halkidhiqisë do të fillojë këtë fundjavë shtetrrethimin që në orën 18:00.

Masat e reja parashikojnë që shitësit me pakicë dhe shërbimet e kujdesit personal (parukeritë dhe sallonet e bukurisë) do të hapen nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në 18:00.

Në fundjavë do të qëndrojnë të hapura vetëm farmacitë, supermarketët, furrat e bukës dhe karburantet nga ora 07:00 deri në 17:00.

Ndërkohë masa më të rrepta janë parashikuar për të gjithë rajonet dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 shkurt.

Artikulli i mëparshëmRënia ekonomike nga Covid-19 do të shtojë numrin e të varfërve në nivel global
Artikulli i radhësÇdo ditë rekord infektimesh në vend/ 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë