Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja në dorën tonë

0
Zbardhen porositë e Bashës me drejtuesit e qarqeve: Fitorja në dorën tonë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve dhe rajoneve të Tiranës.

Pasi u emëruan të gjithë drejtuesit, Basha i ka thirrur në Tiranë për të dhënë porositë e tij për fushatën që ka nisur.

Burime të aktualitet.al, kanë mësuar çfarë kërkoi kreu i PD-së, Lulzim Basha:

‘Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes.

Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës.

E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të.

Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore.

Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve.

Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar.

Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë.

Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë’, është shprehur ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha me drejtuesit e qarqeve.

Artikulli i mëparshëmAlpinistët bllokohen në malin e Gjirokastrës, u shkojnë në ndihmë forcat Shqiponja
Artikulli i radhësZëri i Amerikës/ “Rëndohet pandemia në Shqipëri, ndoshta realiteti më keq se shifrat”