Leksion i Pep për Klopp: City merr zvarrë Liverpool, Alisson një katastrofë

0

Manchester City mposhti Liverpool me një 4-1 të qartë në Premier League, në javën e 23, e u shkëput në krye të renditjes, duke arritur në +5 ndaj Manchester United. Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të, por më pas shënoi një dygolësh në minutën e 49-të dhe 73-të, me në mes barazimin iluzionues të Salah me një penallti në minutën e 63-të, që vetëm sa tërboi miqtë. Sterling dhe Foden mbyllën llogaritë në minutën e 76 ‘dhe 83’.

Në fërshëllimën e trefishtë, ndjesia është ajo e dorëzimit të stafetës përfundimisht: City mori një fitore të shkëlqyer, të arritur në pjesën e dytë, duke fluturuar në +5 mbi Manchester United, i dyti në renditje. Potencialisht, ndër të tjera, mund të arratiset edhe më shumë, pasi ka luajtur një lojë më pak se rivalët. Në Anfield, kundër Liverpool, ajo mes Jürgen Klopp dhe Pep Guardiola është një ndeshje shahu vetëm në pjesën e parë. Loja vertikale e propozuar nga formacioni i trajnerit gjerman dhe ajo horizontale e kolegut katalanas kanë anuluar njëri tjetrin deri në minutën e 37, kur City ka rastin e parë flagrant për të kaluar në avantazh: Fabinho pengoi Sterlingun në zonë dhe penalltia është evidente, por Gundogan i bëri një favor Alisson duke goditur në qiell. Gjermani, megjithatë, përmirësoi situatën në të 49: Sterling është sërisht inspirues, me një driblim në zonë dhe pasimin për Foden, që goditi mbi portierin e Reds, me Gundogan që ishte më i shpejti për ta depozituar topin në rrjetë. Goli e shkundi Liverpoolin, që barazoi në minutën e 63: Salah fitoi me mjeshtëri penalltinë dhe po vetë e finalizoi me qetësi.

Duket si preludi për një finale të ashpër, por papritmas Liverpool u shua: në të 71 ‘Stones shënoi në zhvillimin e një goditje standarde, por goli (saktë) u anulua për offside. Pesë minuta më vonë Alisson gaboi dy rivënie në lojë në harkun e pak sekondave dhe në rastin e dytë i dorëzoi topin Foden, që krosoi në zonë për devijimin vendimtar të Gundogan. Mbrëmja e zezë e ish-portierit të Romës kompletohet në minutën e 76: një tjetër rivënie e gabuar, Bernardo Silva e shfrytëzoi me pasimin për Sterling, që shënoi me kokë nga fare pranë. Liverpool është në kaos të plotë dhe në të 83’ Foden mbylli llogaritë. Manchester City kontrolloi deri në fërshëllimën e fundit të Oliver dhe arrin fitoren e dhjetë radhazi në Premier League, e katërmbëdhjeta duke marrë parasysh edhe Kupën e Ligës dhe FA Cup. Për momentin, me pak fjalë, nuk ka asnjë kundërshtar që ti rezistojë, të paktën brenda kufijve të Anglisë.

Artikulli i mëparshëmReal Madrid gati oferta për Lukakun
Artikulli i radhësPërkeqësohet moti/ Stuhia godet Europën, Franca afër shpalljes së gjendjes së katastrofës natyrore