Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën e Plepave ku automjeti tip “Ford Fusion” është përplasur me një shtyllë.
Nga përplasja e fortë, mjeti ka pësuar dëme të mëdha ndërsa drejtuesi i mjetit, Met Koci fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç duket edhe në foto, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga automjeti.
Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të aksidentit.