Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, paralajmëron botën se përveç pandemisë janë edhe dy rreziqe të mëdha që e rrezikojnë atë.
“Ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen” tha ai.
“Kjo pandemi ishte parashikuar që në 2015”, tha Gates. E njëjta gjë i paralajmërohet botës nga ndryshimet klimatike që në 2060, mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më shumë.
Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”.