Mediat greke kanë nxjerrë detaje të rënda pas arrestimit të Ralf Ferukut, apo i njohur ndryshe si ”Taqi shqiptar”.
Sipas raportimeve nga Greqia, ai dyshohet si vrasës me pagesë.
Ai ka qenë më parë i dënuar në Greqi, teksa me arrestimin e fundit ku u gjet në makinë me Alket Rizain tashmë hetimet greke po e lidhin atë me ngjarje të tjera.
Feruku dyshohet se ka qenë i përfshirë në verën e 2018 në Pedion, ndërsa pronari i po këtij lokali u vra një vit më vonë në Haidari.
Po ashtu ai dyshohet se ka kryer dy atentate ndaj një greku në Iliopouli. Nuk mbetet me kaq, pasi ”Taqi shqiptar” ka vijuar të bëjë atentate dhe kohët e fundit, madje pre e sulmeve të tij ka rënë një pronar shqiptar i një lokali, për shkak të pazareve të drogës.
Feruku ka pasur lidhje miqësore edhe me Aleks Rapon, i cili në dhjetor 2014 hipi në automjet për të çuar të dashurën në aeroport, për të marrë avionin për Tiranë, teksa rrugës mjeti u shpërthye me tritol duke i marrë jetën shqiptarit.
Thuhet se Ralf Feruku ishte në Britaninë e Madhe prej kohësh, dhe u rikthye në Greqi për të ‘larë disa hesape’ dhe u nis prap në Britaninë e Madhe teksa një urdhër-arresti ishte lëshuar për vrasjen e 2017 pa dijeninë e tij.