“Kur isha i ri, nuk ëndërroja të bëhesha president, por të luaja në NFL”, Liga Profesioniste e Futbollit Amerikan.
Joe Biden e ka rrëfyer këtë në intervistën e tij të parë televizive në CBS gjatë ngjarjes sportive të vitit në SHBA, “Superbowl”.
“Unë pashë një ëndërr në sirtar, – shpjegoi ai, – dhe nuk duhej të isha president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mendova se mund të bëhesha një sulmues i NFL-së”, – tha 78-vjeçari, i cili u betua në 21 janar të muajit që shkoi si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Biden luajti futboll amerikan gjatë viteve të shkollës së mesme në Delaware (vendlindja e tij), dhe në vitin 2008, ish-trajneri i tij, zbuloi për gazetën “New York Times”, se Biden ishte një nga më të mirët në ekip dhe në rolin e tij më i miri që kishte parë ndonjëherë në 16 vjet karrierë.
Biden më pas luajti në ekipin e Universitetit të Delaware-it.