Foshnja vdes pas pagëzimit, sociologia e njohur shqiptare tregon si ndodhi ngjarja e rëndë: Ja çfarë u gjet në mushkërinë e saj!

0
Foshnja vdes pas pagëzimit, sociologia e njohur shqiptare tregon si ndodhi

Kisha Ortodokse në Rumani është nën një trysni të ashpër këto ditë për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një bebe gjeti vdekjen gjatë ceremonisë në Kishë ku fëmija zhytej tërësisht tri herë në ujin e bekuar.

Foshnja  6-javëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën e kaluar, ku vdiq vetëm pas pak orësh.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, sociologia Entela Binjaku tregoi si ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Jam prej 3 javësh në Rumani dhe këtë ngjarje e kisha ndjekur nga mediat natyrisht. Të dielën e kaluar paradite u bë kjo ceremonia e pagëzimit në një Kishë në një qytet në verilindje të vendit.

Bebja ishte shumë e vogël, 6-javëshe dhe natën rreth orës 1 ndërroi jetë. Nga biopsia është zbuluar se kishte 110 miligramë ujë në mushkëri, të cilin e kishte pirë gjatë momentit kur ishte kryer rituali.

Kjo ishte një ngjarje tmerrësisht e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe për priftin vetë, i cili në këto momente është në gjendje të vështirë psikologjike.

Ai dha menjëherë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Vetë kleri rumun kërkoi me urgjencë kryerjen e hetimeve. Dua të them që Rumania është një shtet ku ka një ndjeshmëri të lartë fetare dje kjo çështje nuk do të kalonte pa pasur këtë reagim që po ndodh aktualisht”, tha ajo.

Foshnja vdes pas pagëzimit, sociologia e njohur shqiptare tregon si ndodhi
Artikulli i mëparshëm‘Çmendet’ moti në vendin tonë/ “Tërbohet” deti, merret vendimi i menjëhershëm për lundrimet
Artikulli i radhësLëvizje në Policinë e Shtetit! Ja kush largohet