Ekspertët ngrenë ALARMIN: Po shfaqet një sëmundje e rrallë, prek më së shumti këtë kategori

0
Ekspertët ngrenë ALARMIN: Po shfaqet një sëmundje e

Afërsisht 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar përfundojnë në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.

Sipas The Guardian, një fenomen që po i shqetëson pediatrit, 75 për qind e fëmijëve të prekur më keq nga sindroma inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS) ishin pakica e njerëzve me ngjyrë, ata aziatikë ose nga pakica etnike (BAME). Pothuajse katër në pesë fëmijë ishin në fillim të shëndetshëm.

Kur PIMS u shfaq në valën e parë të pandemisë, kjo shkaktoi konfuzion midis mjekëve, shqetësim midis udhëheqësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe alarm midis prindërve.

Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kaëasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat.

Mirëpo, PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë e merr rreth një muaj pas COVID-19, pavarësisht nëse kishte simptoma.

Sëmundja shpesh përfshin skuqje, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme të barkut, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik.

Dy fëmijë mendohet se kanë vdekur nga PIMS që nga fillimi i pandemisë.

Derisa specialistët nuk besojnë se sëmundja është rritur në frekuencë në lidhje me rastet në komunitetin e gjerë, numrat janë më të lartë se në valën e parë, derisa spitalet thuhet se kanë pranuar deri në 100 të rinj në javë gjatë valës së dytë, krahasuar me rreth 30 në javë në prillin e kaluar.

Mes 12 dhe 15 fëmijë besohet se janë sëmurë çdo ditë nga fillimi i muajit janar. Rastet janë shfaqur në shumë vende, por shumica kanë qenë në Londër dhe Anglinë jug-lindore, zona ku varianti i ri i Kent solli një rritje të mprehtë të infeksioneve.

Artikulli i mëparshëmLëvizje në Policinë e Shtetit! Ja kush largohet
Artikulli i radhësGreqia kërkon hapjen e Kapshticës, kushti: Respektoni rregullat sanitare dhe bëni testin e COVID