Lubonja: PD dhe PS e pranuan Celibashin sepse zgjedhjet do vendosen diku tjetër

0

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se palët politike nuk kontestuan emërimin e tij si komisioneri i këtij institucioni.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha se fakti që nuk u kontestua emërimi i Celibashit në këtë detyrë, është për faktin se “lufta” për zgjedhjet ndodh në terren dhe se nuk e përcakton KQZ rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Unë e mendoj kështu. Siç tha dhe zoti Celibashi, se është zgjedhur me konsensus. Pyetja që ngrihet është; si ka mundësi që ndërkohë që ne kemi një konfliktualitet të madh, ku marrëveshja e 5 Qershorit u prish në diçka që lidhet me zgjedhjet, ku ndaloheshin koalicionet, është ruajtur konsensusi lidhur me komisionerin e zgjedhjeve. Këtu ka një paradoks. Kemi një ‘luftë’ që ku t’ja hedhësh tjetrit dhe nga ana tjetër kemi një konsensus për komisionerin.

Për mua, rezultati i zgjedhjeve, është rezultat që nuk do të përcaktohet nga KQZ. Pra, të më fal zoti Celibashi, por mendoj se KQZ dhe komisioneri janë lart në atë shkallën e zhvillimit të ngjarjeve, ndërkohë që ngjarjet, siç është manipulimi i votës, vjedhja e tyre, ndodhin shumë poshtë. Aty ku ata lart nuk kanë akses. Mendoj se një nga arsyet se pse nuk ka pasur një “luftë” lidhur me atë lart, është se figura e Celibashit lidhet si figurë serioze.

Këta në fund fare do të jenë noterë të kësaj gjejë, që do të ndodh poshtë. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë që ajo fryma e konsensusi, që të kemi zgjedhje të lira, është në frymën e këtyre bandave, këta të dy që i quaj unë, që këto banda të kontrollojnë ‘territorin’. Është si puna e asaj që thonë se; shqiptarët kanë tolerancë fetare.

Në fakt e vërteta nuk është ajo, por që feja nuk është instrumentalizuar në Shqipëri, pasi kanë qenë të tjera ato instrumente. Në këtë kuptim, KQZ nuk iu prish punë, dhe kështu për të ruajtur atë fasadën demokratike gjoja, s’kanë bërë zhurmë të madhe. Forcat politike nuk kanë pasur besim tek një institucion i pavarur, që nuk bëhet nga të votuarit e partive, dhe e bënë që secili të ruaj njëri-tjetrin. Problemet e mëdha tek ne janë pikat më poshtë”, – tha Lubonja. /BW

Artikulli i mëparshëmDalin SMS-të e infermieres së Covid 2 me Tiren: Do pimë kafe me familjarët
Artikulli i radhësShpëtim Idrizi e dredh sërish, pasi Basha e la jashtë listave të PD, kreu i çamëve i kërkon lëmoshë Ramës për zgjedhjet e 25 prillit