Pas vizitës në Wuhan, ekipi i OBSH po jep një konferencë për mediat ku po bëhen publike të dhënat që mblodhën gjatë kësaj pune kërkimore të tyre.
Peter Embarek, shkencëtari i OBSH deklaroi se hipoteza që virusi ka “rrjedhur” nga ndonjë laborator ka shumë të ngjarë që të mos qëndrojë.
“Hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori ka të ngjarë të jetë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë për Covid-19 dhe nuk do të kërkojë studim të mëtejshëm si pjesë e punës në studimin e origjinës së virusit,” u shpreh ai.
Embarek tha po ashtu se rekomandon analizën e materialeve të tjera duke përfshirë kampionet nga bankat e gjakut që mund të ndihmojnë në identifikimin e rasteve të para në Kinë.
Sipas tij, ka më shumë mundësi që Covid-19 të ketë kaluar tek njerëzit me anë të një specieje bartëse që ka bërë rolin e ndërmjetësuesit. Hipoteza që koronavirusi u transmetua tek njerëzit me anë të tregtisë së ushqimit të ngrirë ka mundësi po ashtu që të qëndrojë, shtoi ai.