Aksidenti fatal i helikopterit me të cilin udhëtonte Kobe Bryant, vazja e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë 26 janarin e vitit të kaluar, është shkaktuar nga një gabim i pilotit.
Këtë e ka zbuluar ekspertiza e bërë nga National Transportation Safety Board.
Pilotit Ara Zobayan, siç zbulohet nga raporti, i ishte ndaluar ta kalonte turbullirën duke u futur mes reve. Zobayan ka injoruar urdhrin, ka humbur orientimin dhe është përplasur pak më mbrapa.
E veja Kobe, Vanessa Bryant, bashkë me familjarët e viktimave të tjera, ka akuzuar për aksidentin kompaninë e helikopterit, në të cilin nuk ishte instaluar “kutia e zezë”.