Nafta u shfaq e qëndrueshme në sesionin e sotëm dhe u tregtua në nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit. Çmimet po mbështeten nga reduktimi i kuotave të prodhimit nga vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë, një grup, që ndryshe njihet si OPEC+.
Nafta po tregtohet në nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit, në sesionin e sotëm dhe vijon të mbështetet nga reduktimi i kuotave të prodhimit nga vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë, një grup që ndryshe njihet si OPEC+. Edhe parashikimet për rimëkëmbjen e tregut po mbështesin çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.8 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2020. Reduktimi shtesë i prodhimit nga Arabia Saudite, eksportuesi kryesor i OPEC, me 1 milionë fuçi në ditë, po ndihmon në balancimin e tregut global të naftës. Gjithashtu, investitorët po shpresojnë se kërkesa do të rimëkëmbet për shkak të programeve të vaksinimit në shumë vende të botës.
Bursa për datën 9 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 547.25 | + 2.00 |
DIESEL | 493.00 | + 3.25 |
BRENT | 60.60 | + 0.69 |
©aktualitet.al