Shqiptarët, të parët për nga numri i të burgosurve në Angli

0

Krimi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit. Numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, deri aty sa ata përbëjnë grupin etnik me më shumë të burgosur në Angli.

Shqiptarët, të burgosur në Britaninë e Madhe përbëjnë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells, megjithë masat e marra. “The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimin për trafik droge, kryesisht të kokainës. Ndërsa, vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i atyre që burgosen për trafik kanabisi në ferma, e që më pas thonë se e bëjnë këtë punë për të paguar borxhet që kanë ndaj personave që i kanë dërguar në Britani si klandestinë.

Në një raport të CNA-së në vitin 2017, thuhej se shqiptarët tashmë përbënin një komunitet me “profil të lartë kriminal” në Britaninë e Madhe. Madje, aty thuhet se “kryeqendra e shpërndarjes së drogës nga shqiptarët është Londra”, ku drejton kryebashkiaku Sadiq Khan i laburistëve. Ajo që vënë në dukje mediat britanike është fakti se kriminaliteti shqiptar në Angli është i lartë, edhe pse Shqipëria ka një popullatë prej as 3 milionë banorë.

Cështja e krimit shqiptar dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe është diskutuar deri nga deputetë të parlamentit britanik. Deputeti konservator Philip Hollobone, i cituar nga The Times, ka thënë se importi i klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë është “skandal i radhës i shtetit britanik”. foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Artikulli i mëparshëmOBSH: Suedia mund të shërbejë “një model për arritjen e një normaliteti të ri”
Artikulli i radhësA është e mundur? “Messi tek Inter”: ish-ndihmësi i Mourinho çmend merkaton