Të shtruar në Spitalin Infektiv, Ministria merr vendimin drastik për ushqimin e pacientëve

0

Në spitalin Infektiv nuk lejohet më të futen ushqime për pacientët e prekur me Covid-19. Ligjërisht, kjo nuk është lejuar asnjëherë, por me fillimin e pandemisë familjarët kanë kërkuar që të sjellin ushqin për të shtruarit dhe janë lejuar deri ditën e sotme. Ministra Manastriliu tha se kjopraktikë është lejuar si një formë afrimiteti të familjarëve me pacientët e shtruar.

“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale. Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit.  Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar” tha ministrja.

Megjithatë, sipas një urdhri të nxjerrë nga ky spital, ushqimi që jëpet aty është mëse i mjaftueshëm dhe në bazë të parametrave të çdo pacienti dhe nuk do të lejohen më produkte nga jashtë ambienteve të spitalit.

Artikulli i mëparshëmDetaje nga vrasja në Shkodër/ 12-vjeçarja u qëllua nga i vëllai, arrestohet xhaxhai i tyre
Artikulli i radhësSPAK arreston gjyqtaren që liroi nga burgu emrat e njohur të krimit