Lulzim Basha zhvilloi nje takim me përfaqësues të agjencive Turistike në Durrës. Lideri demokrat iu shpjegoi sipërmarrësve edhe unifikimin e TVSH-së 6 përqind për të gjithë operatorët turistikë.
“Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat I ngjashëm më atë që ndodh në Europë. 7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat , duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem I tretë I cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi.
LEXO EDHE:
Tabaku: Ulja e TAP dhe sigurimeve shoqërore në 9%, ndihmë madhe për të vetëpunësuarit!
Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore. Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare.
Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësusese i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet. Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt? Në funksion të punësimit. Nëse këto potenciale të jashtëzakonshme natyrore që rrethojnë Durrësin, kulturore, trashëgimisë kulturore një qytet 3 mijë vjeçar, e shumë e shumë të tjera vihen në funksion bëhen pjesë e turizmit si një lokomotivë që tërheq një zinxhirë të tërë zhvillimi, atëherë Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga.”