SHBA autorizon përdorimin e ilaçit që shëron në pak ditë të sëmurët me COVID-19

0

SHBA-të autorizojnë përdorimin e ilaçit anti-Ebola të quajtur “Remdesivir” për të trajtuar koronavirusin. Autorizimi është dhënë nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA.

Specialistët kanë thënë se ky ilaç ndihmon të sëmurët me koronavirus të shërohen sa më shpejt. Ata thonë se ai është ilaçi i parë që ka treguar se godet COVID-19. Ilaçi jepet me serum tek pacientët në spital.

Donald Trump së bashku me Stephen Hahn, komisionerin e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) thanë ditën e premte se ilaçi do të jetë në dispozicion për pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

“Të dhënat tregojnë se remdesiviri ka një efekt të qartë, domethënës, pozitiv në zvogëlimin e kohës për shërim. Ajo që është vërtetuar është se ky ilaç mund të bllokojë këtë virus”- tha Fauci në fillim të kësaj jave.

“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Agoikagos.

Artikulli i mëparshëmSa kalori i duhen trupit çdo ditë, ja si të mbani peshën e duhur
Artikulli i radhësCOVID – 19/ 7 raste të reja brenda 24 orëve. Shkon në 789 numri i të infektuarve me COVID-19