Në shtëpinë e Napolit janë ditë të vështira dhe veçanërisht janë të tilla për Gennaro Gattuso, i cili pasi i tha lamtumirë Kupës së Italisë, i eleminuar në përballjen e dyfishtë nga Atalanta, mbërrin në emergjencë të plotë në ndeshjen kundër Juventusit që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në pankinën e të kaltërve. Rinovimi nuk është firmosur kurrë, marrëdhënia me Presidentin De Laurentiis është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave dhe në ditët e fundit kanë qarkulluar disa zëra se numri 1 i napolitanëve po konsideron kthimin e ish-ve si Rafa Benitez, Walter Mazzarri dhe madje Maurizio Sarri, me të cilin sigurisht nuk është ndarë në mënyrën më të mirë.
Emri i ish-trajnerit të Juventus është përmendur, në veçanti, nga Jorge Santos, menaxheri i mesfushorit të Chelsea dhe ish-Napoli Jorginho, i cili për Radio Kiss Kiss tha: “Sarri përsëri tek Napoli? Futbolli është dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet – tha ai – Nëse Sarri kthehet, ata mund të bëjnë ndonjë përpjekje për ta rikthyer edhe Jorginhon. Atij i pëlqen, është perfekt për lojën e tij. Nuk përjashtoj asgjë, kurrë mos thuaj kurrë ”.
“Jorginho po bën mirë tek Chelsea, ndihet mirë në Londër, me trajnerin e ri Tuchel është integruar mirë dhe ka ende dy vjet në kontratën e tij – shtoi Santos, i cili më vonë pranoi – Është titullar me ekipin kombëtar italian, por me një projekt të mirë do të kthehej për të luajtur në Itali”.