E planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 13:30, ndeshja e Kategorisë së Patë mes Burrelit dhe Vorës është anulluar për shkak të rreshjeve të shumta të borës.
Kushtet atmosferike kanë bërë që futbollistët miq dhe arbitrat të mos mos kenë mundësi të udhëtojnë drejt Burrelit, me vendasit që shpjegojnë se fusha është në gjendje normale.
“Anullohet ndeshja Burreli-Vora. Fusha ne kushte normale per te luajtur por skuadra e Vores bashke me arbitrat nuk kan mundur te futen ne Burrel nga debora e madhe”, shkruajnë matjanët.
Njoftimi i klubit matjan:
Zyrtare : Anullohet ndeshja Burreli-Vora .Fusha ne kushte normale per te luajtur por skuadra e Vores bashke me arbitrat nuk kane mundur te futen ne Burrel nga debora e madhe.