Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25- vjeçares, e cila rrahu për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe. Ngjarja e rëndë ndodhi në Janinë, mesnatën e së mërkurës.
Atë mbrëmje urgjenca u informua se një foshnjë 6-muajshe ishte mavijosur, kishte humbur ndjenjat dhe nuk i ndjeheshin rrahjet e zemrës. Foshnja u intubua menjëherë dhe u transportua në spitalin Hatzikosta, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë.
Por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar autorësisë së krimit, më vonë para autoriteteve greke gruaja ka pranuar se ajo i mori jetën vajzës së saj në mënyrë të dhunshme.
“Unë e vrava sepse po qante”
Në dosjen e policisë thuhet se gruaja pretendoi që pas orës 13:00 të datës 11. 2. 21 e kishte vendosur foshnjën e saj në dysheme në një rrogoz. Foshnja po qante dhe ajo po përpiqej që ta pushonte. Ajo ka pranuar se e ka tundur fort, duke e goditur më pas në dysheme, pa e kuptuar se çfarë po bënte.
Kujtojmë se 25-vjeçarja për të mbuluar autorësinë e krimit dhe duke u shtirur si e trishtuar nga humbja e vajzës së saj, dyshohet se shkoi të hidhej nga dritarja e spitalit. Më pas ajo u mor dhe u transferua në Klinikën Psikiatrike të Universitetit Spitali i Përgjithshëm për Janinë, por u tërhoq sërish prej aty pasi dolën në dritë faktet dhe më pas u arrestua.