Ushqimet që japin energji mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata që shpesh vuajnë nga lodhja, përgjumja, plogështia dhe nuk duan ta teprojnë me kafenë.
Në disa ditë mund të ndodhë që të ndiheni të plogësht, të lodhur dhe pa energji. Shkaqet mund të jenë të shumta, përfshirë edhe stilet e jetesës.
Ekzagjerimi në tryezë, për shembull, me ëmbëlsira, meze të lehtë, pica, produkte të pjekura, ushqime industriale ose pjata të rënda favorizojnë ndjenjën e lodhjes si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Një konsum i ekzagjeruar i ushqimeve të pasura me sheqerna, favorizon luhatjet e sheqerit në gjak dhe pasojat e rënies së energjisë.
Këto 5 ushqime që japin më shumë energji sesa një filxhan kafeje:
Banane: Ky frut është ideal për të kundërvepruar me humbjet e energjisë para dhe pas stërvitjes, sepse është i pasur me sheqerna që përthithen shpejt. Gjithashtu ka shumë magnez dhe kalium, minerale që
falë veprimit të tyre tonifikues sigurojnë energji për muskujt dhe trurin dhe kundërveprojnë ndaj ndjenjës së lodhjes.
Spinaqi: Është i pasur me minerale që mbështesin funksionimin e sistemit nervor. Midis tyre, bie në sy hekuri, i cili lufton si lodhjen fizike ashtu edhe mendore. Për të rritur efektin e tyre energjik, ideale është ta përzieni me lëng limoni. Falë pasurisë së vitaminës C, ajo promovon thithjen e këtij minerali. Spinaqi ka edhe sasi të mira të vitaminave B, të dobishme për funksionimin e metabolizmit dhe energjinë.
Vezët: Vezët janë burime të mira të triptofanit dhe tirozinës. E para është pararendësi i serotoninës, hormonit të humorit. Nga ana tjetër, tirosina favorizon prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues që ju bën të ndiheni më të motivuar. Së fundmi, ato janë një burim i mirë i selenit, i cili ndihmon për të luftuar plogështinë dhe lodhjen.
Salmoni: Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore thelbësore. Në veçanti, ai siguron shumë Omega 3, yndyrna “të mira” që favorizojnë prodhimin e serotoninës. Gjithashtu siguron vitaminën D, e cila ndihmon në rritjen e niveleve të melatoninës, hormonit të gjumit që lehtëson pushimin dhe ndihmon për të qëndruar larg lodhjes.
Çokollata e zezë: Çokollata e zezë me të paktën 70-80% kakao të hidhur është një përforcues për gjendjen e humorit dhe energjisë. Përmban kafeinë dhe teobrominë, alkaloide që stimulojnë energjinë dhe humorin.