Moderatori qorton kritikët e mjekut milioner: Ku ka falas sot? Po pse me 700 mijë lek të vjetra do rrojë ai, ne me atë krenohemi

0
This image has an empty alt attribute; its file name is eyew.png

Gazetari Endri Xhafo ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës për të arrestuar mjekun e njohur kardiokirurg Edvin Prifti.

Duke ju referuar zhvillimeve të sotme, ai thotë se Prifti është krenari për shqiptarët dhe se kritikat ndaj tij janë absurde.

Xhafo hedh dyshime se vendimi ndaj tij ka qenë politik.

Prifti u zbulua rastësisht për dyshimet e korruptimit, pasi një përgjimi me një prej të ndaluarave të Gjykatës së Krujës, sekretare e kësaj gjykate.

Kjo historia me prof.Edvin Priftin, – që vitin e fundit nuk u rreshtua kurrë me linjën zyrtare për masat anti-Covid, – nuk e di pse, por më ngjan pak si histori me Edmond Dantesin!

Ishallah e kam gabim! Tek e fundit hakmarrja është një pjatë që hahet e ftohtë dhe unë me veten po flas 🤔

Por mos harroni: Ai është një kapacitet në kardiokirurgji!PS: Po shtoj diçka për komentet që logjikshëm pyesin: “Si mund të jesh edhe milioner, edhe rrogëtar”?

Rasti i parave të Edvin Priftit, meqë u bënë publike, duhet të na bëjë të reflektojmë se përse një mjek dentar, një avokat, një farmacist, madje edhe një ish-gazetar i kapur me 1 mld lekë, etj., mund të kenë kaq shumë para dhe një kardiokirug i nivelit botëror nuk mund t’i ketë?

Përgjigjja është e thjeshtë: Deri sot mjekët më të mirë, ata me të cilët krenohemi, – dhe mos më thoni jo, – kanë funksionuar si “privatë” në një sistem që na është thënë se është shtetëror.

Por a ka operacion zemre, truri, pankreasi po të doni, që të jetë gjëkundi falas?

Sistemi ynë shëndetësor, pa kosto shërbimesh spitalore, pa kontribute sigurimesh që të vlejnë për gjë, është thjesht një sistem allasojsh, ku i kërkojmë Edvin Priftit dhe të singjashmëve të tij, që të rrojnë me 700 mijë lekë të vjetra!🤦🏻‍♂️ Seriozisht besoni te shëndetësia falas?”, thotë Endri Xhafo.

Prifti është arrestuar, sipas vendimit të dhënë nga gjykata. Ndërkohë, avokati i tij Henrik Ligori tha se shuma e madhe e parave të gjetura në shtëpi e tij, rreth 500 milion lekë, nuk mund ta vinte atë nën akuzë.

Artikulli i mëparshëmJapin më shumë energji sesa një filxhan kafeje, ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse ndiheni të plogësht dhe të lodhur
Artikulli i radhësVIDEO/ Gruaja e vetme shtyn kamionin e qumështit në rrugën e ngrirë, ja si shpërblehet nga kompania