E ashtuquajtura “supergruaja” ka marrë vëmendjen e mediave britanike për shkak se ka ndihmuar për të shtyrë një kamion qumështi që kishte ngecur në dëborë.
Nëna e 3 fëmijëve në Britaninë e Madhe është shpërblyer tashmë nga kompania e qumështi, me një vit furnizim falas.
Charlene Leslie, 33 vjeç, u filmua duke shtyrë kamionin gjigant të Grahams në një rrugë të mbuluar me dëborë në Coëdenbeath, Fife, të martën, gjatë stuhisë Darcy.
Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve kur pa kamionin e Grahams në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte.
Charlene, e cila ishte me vajzën 10-vjeçare Rihanna dhe Hunter, 2 vjeç, në atë kohë, tha: ‘Unë kurrë nuk do të rri duarkryq kur shoh dikë në telashe.