Ambulanca e Sarandës del nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën pacientja 71-vjeçare

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Një ambulancë ka dalë nga rruga dhe si pasojë pacientja, që ishte brenda, ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë.

”Shtetasi I. D., 51 vjeç duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë”, thuhet në njoftimin e policisë. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmMoti i keq/ Rinasi i mbyllur gjatë natës, vonesa në fluturime
Artikulli i radhësVijon të mbetet i bllokuar aksi Lezhë-Milot, policia devijon qarkullimin