“Humbëm për një penallti të dyshimtë, po të na e jepnin ne, do bëhej nami”: Pirlo shpërthen ndaj arbitrimit

0

Andrea Pirlo ka mbetur i hidhëruar nga humbja në Napoli: “Nuk pësuam kurrë një goditje në portë dhe humbëm për një episod të dyshimtë. Ekipi luajti një lojë të mirë dhe krijoi shumë, është për të ardhur keq që nuk shënuam. Jam i kënaqur me performancën, mëkat për rezultatin”. Me këto fjalë trajneri i Juventusit ka komentuar kontaktin Chiellini-Rrahmani: “Nëse fishkëllehet penallti për dikë që i hap krahët ndërsa topi është në duart e portierit, atëherë do të kishte një penallti në çdo kontakt. Nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë për ne, nuk e di nëse ata do ta kishin dhënë penallti dhe, nëse e bënin kush e di se çfarë polemikash do krijoheshin… Ndeshje e vendosur nga episodet, si ajo e të verdhës së dytë të mundshme ndaj Di Lorenzos, por ne i pranojmë dhe vazhdojmë përpara”.

Pirlo më pas u kthye të flasë për ndeshjen: “Në pjesën e parë topi qarkulloi pak ngadalë dhe ne i dhamë mundësinë Napolit të mbyllej mirë. Në pjesën e dytë ishim më të paparashikueshëm dhe vetëm goli na mungoi.”

McKennie hyri vetëm në fund: “Kishte probleme gjatë javës, që në ndeshjen kundër Interit në Kupën e Italisë luajti 20 minuta në gjendje jo optimale”. Juventus duket se i mungon vazhdimësia, por Pirlo nuk kërkon ta bëjë dramë: “Këto humbje ndihen, kreu mbetet larg, por kampionati është i gjatë. E përsëris: e rëndësishme është të bësh paraqitje të mira. Tani le të mendojmë për Champions”.

Artikulli i mëparshëmVijon të mbetet i bllokuar aksi Lezhë-Milot, policia devijon qarkullimin
Artikulli i radhësLiverpool shembet, gafë e Alisson edhe në Leicester: “Po shfaqen sintomat e Karius”