Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, kolegu i tij del me deklaratën e fortë, i drejtohet publikisht Ramës: Thoni të vërtetën!

0
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, kolegu i tij del me deklaratën e

Mjeku kardiolog Petrit Vargu ka reaguar ndër të parët për arrestimin e kardiokirurgut Edvin Prifti ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vargu shkruan se prangosja e Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin e QSUT-së, i cili sinjalizoi për të ‘mbrapa krahëve’.

“Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme. Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister,”-shkruan Vargu.

Postimi i mjekut Petrit Vargu:

“Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi ,i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister. Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.

Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit.Kush me njeh e di se sa genjej une. P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi ,por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.

Artikulli i mëparshëmExit Poll nxjerrin Vetëvendosjen bindshëm fituese të zgjedhjeve në Kosovë
Artikulli i radhësFenomen i rrallë/ Gjendet krijesa gjigante në brigjet e Gjirit të Lalzit, dyshohet se….