Një delfin i ngordhur është parë në brigjet e Gjirit të Lalzit pasditen e sotme. Delfini dyshohet të jetë goditur nga mjete ujore.
Në pamje duket se delfini ka një plagë në pjesën e djathtë që duket se i ka shkaktuar dhe vdekjen.
Ndërkohë ky është një fenomen i rrallë që delfinët afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare sidomos në mot të keq.