Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh.
Dhjetëra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.
Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë. 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim.
Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.
Dhjetëra autoritete kanë shkuar në zonë, ndërsa situata është mjaft e vështirë pasi në radhë presin gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzënë.
Tek ‘kthesa e Tetovarit’ dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës.