“Denoncoi logon e vjedhur”/ Pianistja Ardita Bufaj: Më ka kërcënuar drejtoresha artistike e TKOB, Abigeila Voshtina

0

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është kthyer në një arenë përplasjesh mes artistëve. Një denoncim i rëndë është bërë nga pianistja Ardita Bufaj, e cila kundërshtoi fort logon e re, e cila rezultoi për më tepër e vjedhur dhe e mbi paguar në vlerën e 18 milionë lekëve të vjetra. Por mendimi ndryshe i ka kushtuar një kërcënim, që sipas pianistes i ka ardhur nga drejtoresha artistike e TKOB, Abigeila Voshtina. Në një postim në rrjetet sociale, Bufaj i kërkon drejtoreshës që të ndalojë me kërcënimet ndaj njerëzve të pafajshëm.

POSTIMI I PLOTE:

Po i drejtohem per here te pare, me nje gjuhe qe nuk eshte ne edukaten dhe kulturen time, drejtoreshes artistike te TKOB-se:” Mos guxo me te kercenosh ne telefon njerez te pafajshem, dhe te zesh ne goje emrin dhe te cenosh personalitetin tim, duke menduar se me arrogancen qe ju karakterizon, do frikesoni cdo artist qe del dhe thote te verteten!!! Nuk kam pasur ndonjehere Frike, edhe kur kam qene perballe me ty, dhe jo me sot…!!! Harroje e nderuar, se me frike e terror nuk mund te behet Art, dhe aq me teper, te mbahet nje Teater Opere. Do ta mbroje teatrin me shume force dhe guxim, jo vetem per kontributin 10- vjeçar qe kam dhene me shume pune e pasion, por per gjithe kontributin e vyer te cdo artisti qe ka dhene shpirtin per ta mbajtur gjalle ate Teater!!!

Në janar të vitit 2020, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor) shpalli konkurs për dizajnimin e logos së re të institucionit, i cili u fitua nga kompania “Piro Pro”. Për shumën 1,845, 000 lekë, u krijua një logo që artistët e zbuluan se ishte e kopjuar duke ngjallur debat në rrjet. TKOB ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se nuk kishin mundësi që të konfirmonin plagjaturën, ndërsa kompania e mohon kategorikisht vjedhjen, duke e quajtur një rastësi ngjashmërinë e logos së TKOB dhe asaj të gjetur në internet.

Artikulli i mëparshëmMë shumë se 8 orë të bllokuar, në Qafë Thanë situata e rëndë
Artikulli i radhësNis numërimi i votave në Kosovë/ Prin thellë Vetëvendosje, zhgënjim në LDK