Duket se Izraeli do të jetë shteti i parë që do të rikthehet ne normalitet pas izolimit nga Covid 19.
Ky shtet planifikon që në datën 9 mars te rihap restorantet teksa 41 për qind e izraelitëve kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.
Izraeli po planifikon që rreth datës 9 mars të rihapë restorantet si pjesë e një kthimi gradual në normalitet, pas disa muajsh në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ky vend prin në botë për vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Deri më tani 41% e izraelitëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Izraeli ka thënë se do të rihapë pjesërisht hotelet dhe palestrat më 23 shkurt për personat që janë vaksinuar dhe për ata që kanë fituar imunitet pasi janë shëruar nga COVID-19.
Për të hyrë në këto objekte, këta persona duhet të paraqesin një dokument përmes një aplikacioni të Ministrisë së Shëndetësisë që tregon dosjen e tyre mjekësore.
‘Ne po bëjmë plane që të rihapim vendin gradualisht, por me kujdes që të mos kemi një shpërthim tjetër të pandemisë’, tha për Ynet TV, Nachman Ash, koordinatori kombëtar i përgjigjes ndaj pandemisë.
Izraeli filloi të dilte nga bllokimi i tij i tretë të dielën e kaluar.
Të hënën, ky vend nënshkroi një marrëveshje me Greqinë për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit atje për izraelitët që posedojnë dokumentin që janë vaksinuar.
Një marrëveshje e tillë është arritur edhe me Qipron.