Guardia di Finanza e Reggio Calabria në Itali, ka konfiskuar pasuri me një vlerë prej 212 milion euro sipërmarrësit Domenico Gallo, i dyshuar për afërsi me bandat e ‘Ndranghetës’.
Përveç burimeve të ndryshme financiare, konfiskimi përfshiu dhe 13 kompani anonime, aksionet e një kompanie tjetër, 11 prona ku përfshihen tokë dhe ndërtesa, një vilë luksoze, një makinë dhe 12 orë të shtrenjta.