Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë. Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së LDK-së për Gazetën Express. Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.
Kjo lëvizje ka ardhur pasi partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.