Rama: Sot vijnë 7020 doza të vaksinave nga Pfizer, pranë marrëveshja me AstraZenecën

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbërrijnë 7020 doza të vaksinave të siguruara nga kompania Pfizer. Me mbërritjen e tyre pritet të intensifikohet plani i vaksinimit në vend. Kreu i qeverisë ka folur po ashtu edhe për mundësinë e një marrëveshjeje me kompaninë britanike për të siguruar doza të vaksinës së Oksfordit. Sipas Ramës, opsioni për të marrë një sasi të konsiderueshme është shumë afër.

Ndërkohë kryeqeveritari ka folur edhe për hapjen e spitaleve rajonale për përballimin e të shtruarve me Covid-19. Ishte ministrja Manastirliu ajo që e njoftoi lajmin e para, duke thënë gjithashtu që në spitalet Covid në kryeqytet numri i të shtruarve e ka kaluar shifrën e 500 personave.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët e OBSH-së në Kinë: Virusi qarkullonte në Wuhan shumë më parë se të raportohej rasti i parë
Artikulli i radhësLirohet nga burgu ish-drejtori i AKBN-së, u arrestua për skemë mashtrimi 1.5 milionë dollarë