S&P zhvlerëson gjigandët e naftës/ Exxon dhe Chevron në risk prej ndryshimeve klimatike. Bursa për datan 15 Shkurt

0

Agjencia e vlerësimeve botërore, S&P, uli kreditin e prodhuesve kryesor të naftës në SHBA, Exxon Mobil, Chevron dhe ConocoPhilips, me një gradë, duke përmendur humbje gjigante nga presioni i ndryshimit klimatik.  Vlerësimi ra në “AA-“ pak javë pasi agjencia paralajmëroi se po konsideron zhvlerësime për 13 nga kompanitë më të mëdha në botë të natës, për shkak të rritje së rrezikut nga tranzicioni energjitik.

Disa kompani kanë postuar miliarda dollarë në humbje në vitin 2020, pasi pandemia ndaloi udhëtimin botëror, uli kërkesën për naftë dhe rrëzoi çmimet në nivele të ulëta historike.  Sektori ndodhet gjithashtu nën presion nga investitorë dhe fonde të pensioneve, që i kërkojnë kompanive të publikojnë gjurmët e karbonit dhe ulin emetimet e ndotjes.

Ndërkohë që kompani si Exxon, Chevron dhe ConocoPhilips kanë lajmëruar hapa për të trajtuar ndrysimin klimatik, S&P theksoi se këto nuk ofrojnë diferencim material të kreditit.  S&P ka një perspektivë të qëndrueshme për Chevron. ExxonMobil ka një perspektivë negative, çka nënkupton se mund të zhvlerësohet përsëri.   Exxon shkurtoi shpenzimet vitin e kaluar në projektet e reja me thuajse 30% dhe shpalosi planet për të reduktuar 15% të fuqisë punëtore, pavarësisht se borxhi u rrit me 21 miliardë dollarë për shkak të shpenzimeve dhe ristrukturimit.

Bursa për datën 15 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA572.00+ 18.25
DIESEL510.50+ 15.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPas regjistrimit të partive politike në garën zgjedhore të 25 prillit / Zëri i Amerikës tregon se çfarë po ndodh me listat e kandidatëve për deputetë
Artikulli i radhësHetimet për pastrim parash/ Gjykata rrëzon vendimin e prokurorisë, i kthen Kolegjit ‘Turgut Ozal’ regjistrat me emrat e nxënësve