Mesfushori brazilian Philippe Coutinho duket se ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Manchester City është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit brazilian.
Chelsea, Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Newcastle Untied janë skuadrat tjera angleze që duan shërbimet e Coutinhos.
27-vjeçari është i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona, por kampionët gjerman nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes.
Barcelona nuk e ka në plane Coutinhon dhe ka qëllim që ta shes atë para muajit korrik për t’iu shmangur ndonjë dënimi nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.
Pep Guardiola e pëlqen shumë Coutinhon dhe është i bindur se braziliani do ta rikthejë formën e dikurshme në Ligën Premier.
Megjithatë City nuk është gati të shpenzojë më shumë se 80 milionë euro për transferimin e brazilianit, pa marrë parasysh se Barcelona e vlerëson 100 milionë.