Futbolli argjentinas në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në vitin 1978

0
Image

Ka ndërruar jetë, ish-kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1978, Leopoldo Luque.

Ish-sulmuesi i River Plate dhe përfaqësuese Abiceleste u nda nga jeta pas një sulmi në zemër. Ai ishte shtruar në spital që prej 24 dhjetorit, për shkak se ishte i infektuar me Covid-19, por që nuk arriti ta fitonte betejën. Luque shënoi katër gola në vitin 1978, kur Argjentina fitoi Kupën e Botën. Sulmuesi i lindur në Santa Fe shënoi 21 gola në 43 ndeshje për Argjentinën dhe shkruajti emrin e tij tek River Plate, ku luajti midis 1975 dhe 1980.

Luque shënoi 84 gola në 207 ndeshje për River Plate dhe fitoi pesë tituj me klubin nga Buenos Aires.

Vdekja e Luque vjen tre muaj pas ish-shokut të tij të skuadrës Diego Maradona.

Image
Artikulli i mëparshëmNë 2019 falimentuan 3361 biznese, rritje të fortë njohu veç ndërtimi
Artikulli i radhësReja: Në Shqipëri kam parë gjëra që në Itali as i imagjinon dot, presidentët ndërhyjnë te puna e trajnerit