I infektuar me COVID-19, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ardit Gjebreas, moderatori del me njoftimin e papritur

0
I infektuar me COVID-19, përkeqësohet gjendja shëndetësore e

Moderatori Ardit Gjebrea prej disa ditësh është i infektuar me COVID-19. Pavarësisht se i infektuar nga virusi, Arditi nuk u dorëzua javën e kaluar dhe e prezantoi vet emisionin ‘E Diela Shqiptare’.

Mirëpo këtë herë mjekët i kanë thënë se ai duhet të bëjë pushim dhe “E diela shqiptare” këtë javë do të ketë tre prezantues që do të zëvendësojnë Arditin derisa të rikthehet.

“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do moderohet nga Enkel Demi, bën të ditur Arditi.

“Telebingo shqiptare”, do moderohet nga Gentian Zenelaj.

Dhe “Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruan Arditi.

I infektuar me COVID-19, përkeqësohet gjendja shëndetësore e
Artikulli i mëparshëm“I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë”/ Ka të shtruar në spital me COVID xhaxhain, qytetari bën denoncimin e fortë
Artikulli i radhës“S’kemi parë gjë akoma”, Mentor Kikia publikon pamjet e frikshme: Në anën shqiptare ka rënë murtaja!