Gazetari Mentor Kikia ka dhënë një mesazh të fuqishëm teksa ka publikuar pamjet nga Google Maps në zonën ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni, në Librazhd.
Kikia shkruan se në anë shqiptare ka rënë murtaja. Sipas tij ndryshimi është i dukshëm.
“Një vijë që ndan dy botë të ndryshme. Një vëzhgim i thjeshtë nga Google Maps. Kjo është një zonë ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni, në Librazhd.
Shumë thjeshtë dallohet një gjë. Gjelbërimi dhe mali i mbuluar me pemë në anën maqedonase, dhe shkretim në anën shqiptare. I njëjti mal, e njëjta klimë, të njëjtat kushte natyrore. Përse në anë shqiptare ka rënë murtaja? E kuptoni se ne nuk kemi vetëm shtetin më të korruptuar në Europë, por kemi edhe vendin më të shkatërruar në Europë. Madje, me keq edhe se kaq, ne nuk po ndalemi së shkatërruari. Madje edhe me keq se kaq, ne mashtrojmë kur bëjnë sikur ndërtojmë, kur mbjellin 100 pemë e raportojmë se mbollëm 100 mijë. Ankohemi për rritjen e agresivitetit të natyrës? Skemi parë gjë akoma.
Natyra hakmerret dalëngadalë, pa u ndalur”, shkruan Mentor Kikia.