Po shkonin të rregullonin një defekt, makina e OSHEE bie në lumin Drino, vdesin dy elektricistët! Polumbarët i nxjerrin me vështirësi

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Gjirokastër, ku kanë humbur jetën dy punonjës së OSHEE. Mjeti i punës me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të errësirës dhe terrenit të keq dhe është rrëzuar në lumin Drino përballë fshatit Lazarat.

Si pasojë kanë ndërruar jetë Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, dy elektriçistë që ishin nisur për të inspektuar zonën lindore të luginës pasi kishte avari. Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenel” dhe pasi kishin përfunduar punë në zonën me probleme, ishin nisur për në pikën tjetër.

https://www.youtube.com/embed/81yNUzMjLx4
Por makina u ka rrëshqitur dhe është marrë para nga rrymat e forta të lumit. Të dy nuk kanë mundur që të dalin dot në kohë, duke mbetur të bllokuar në makinë dhe si pasojë kanë humbur jetën. Të parët që u munduan t’i shpëtonin ishin zjarrfikësit e qytetit, por nuk kanë mundur dot që të nxjerrin trupat e tyre, dhe kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve. Këta të fundit kanë pritur deri paraditen e sotme për t’u futur në lumë dhe për të nxjerrë trupat, kjo për shkak të temperaturave të ulëta. 

Vonesa e ndërhyrjes nga polumbarët ka sjellë edhe akuzat e familjarëve se dy elektriçistët mund të shpëtoheshin nëse do të kishin ndërhyrë në kohë. Trupat e tyre janë marrë nga ambulanca dhe janë përcjellë për në morgun e qytetit, nga ku më pas dhe do t’u dorëzohen familjarëve. 

Ndërkohë që për ndarjen e tyre nga jeta nuk kanë munguar as ngushëllimet nga ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku; kryeministri Edi Rama; kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe deputeti i zonës, po ashtu ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Artikulli i mëparshëmDetaje të reja nga arrestimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK i gjen bllokun me emrat e pacientëve dhe paratë që u ka marrë
Artikulli i radhësU vra ditën e lindjes! Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Islandë