Sallabanda jep mesazhin e fortë pas arrestimit të kolegut të tij, Edvin Prifti: Ja si reagova kur një i afërm i një pacienteje më dhuroi një orë të shtrenjtë

0
Sallabanda jep mesazhin e fortë pas arrestimit të kolegut të tij,

Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda, që jeton dhe punon në Spanjë thotë se e ka pritur me trishtim arrestimin e kolegut të tij, Edvin Prifti.

Sallabanda thekson se fenomeni i mit marrjes në Shqipëri është kthyer në një çështje edukate dhe njerëzit janë mësuar tashmë me këtë gjë.

“Është e përhapur në të gjitha nivelet dhe mendoj se shteti dhe shoqëria duhet të përballen me guxim”, tha mjeku shqiptar për Euro News Albania.

Ai tregoi një rast kur një i afërm i një pacienteje i dhuroi një orë të shtrenjtë pas një operacioni në Barcelonë kur punonte si specializant dhe bëri thirrje që të diferencohet dhurata dhe kërkesa për ryshfet.

Nga ana tjetër mjeku neurokirurg tha se as të ardhurat e pakta të mjekëve në Shqipëri nuk është një justifikim për korrupsion.

“Të ardhurat e mia janë 30% më pak se në Gjermani. Kjo nuk do të thotë që unë t’u kërkoj para pacientëve. Të ardhurat e mjekëve duhet të jenë në union me shoqërinë, me profesionet e tjera. Ka një fluks të mjekëve nga Spanja në Gjermani pasi të ardhurat janë më të mëdha në Gjermani por unë për faktin se marr 30-40% më pak se një neurokirurg gjerman apo 5-6 herë më pak se një neurokirurg amerikan, kjo nuk do të thotë që unë të bie…, le që nuk më lë shteti, më nxjerrin me shqelma përjashta”, deklaroi mjeku Sallabanda.

Artikulli i mëparshëmA do të ketë rrotacionin politik në Shqipëri pas 25 Prillit? Përparim Kabo jep paralajmërimin e fortë çfarë do ndodhë
Artikulli i radhësPandemia e COVID, Pfizer jep lajmin fantastik për të gjithë