Mbrojtësi belg me një eksperiencë të shkëlqyer futbollistike, megjithatë ndryshoi mendje për të ardhmen e tij, pasi mbërriti në Kosovë. Lojtari u shtang nga ambientet dhe terrenet në futbollin kosovar dhe për këtë arsye vendosi të mos firmosë kontratën me Trepçën.
Tashmë lojtari ndodhet ende në Kosovë, por karriera e tij nuk do të vazhdojë aty. Sipas asaj që raporton “Indeksonline”, Kavanda ka arritur marrëveshjen me një klub kindez dhe do të vazhdojë aty karrierën e tij. Thuhet se belgu ka siguruar një kontratë nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon me klubin kinez.