Sapo ishte kthyer, dëmtohet përsëri: Bennacer humbet derbin me Inter

0

Një lajm i keq për Stefano Pioli dhe për Milanin, në javën që i paraprin derbit shumë të rëndësishëm të kampionatit italian. Ismael Bennacer, i cili ishte kthyer së fundmi pas një dëmtimi të gjatë, u largua nga fusha në minutën e 39-të të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Crvena Zvezda, duke prekur me dorë kofshën e djathtë.

Algjeriani padyshim që do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme, por gjithçka sugjeron që dëmtimi do ta detyrojë atë të humbasë derbin të dielën pasdite dhe mund ta mbajë mesfushorin jashtë fushës për disa javë. Kundër Inter, pra, titullari do të jetë Tonali, i cili zëvendësoi në Beograd pikërisht Bennacer, për të mbështetur Kessie në mesin e fushës.

Artikulli i mëparshëmGattuso ngre duart lart: “E ku të shkoj me 10 lojtarë me numër?”
Artikulli i radhësVIDEO tronditëse e dhunës/ Si u mbajt e fshehtë ngjarja e rëndë